
HR Studio
HR Studio është në kërkim të një Operatori të Presave Hidraulike, Prerjes dhe Stampimit, për llogari të një kompanie të specializuar në përpunimin e metaleve dhe prodhimin e komponentëve metalikë me precizion.
Kërkojmë kandidatë me njohuri të mira mekanike, aftësi teknike dhe vëmendje ndaj detajeve, të cilët dëshirojnë të zhvillohen profesionalisht në industrinë e prodhimit.
Operimi i presave hidraulike industriale 40-tonëshe dhe 500-tonëshe për prerjen, stampimin dhe formësimin e komponentëve metalikë.
Montimi, qendërzimi dhe rregullimi i matricave, punçoneve dhe veglave të stampimit.
Realizimi i proceseve të stampimit me një ose disa faza, sipas kërkesave teknike të prodhimit.
Monitorimi dhe rregullimi i parametrave të makinerive për të garantuar saktësi dhe cilësi.
Kontrolli i dimensioneve, sipërfaqeve dhe detajeve të produkteve të përpunuara.
Kryerja e pastrimit, rregullimeve bazë dhe mirëmbajtjes së makinerive.
Regjistrimi i të dhënave ditore të prodhimit në sistemin kompjuterik.
Respektimi i procedurave teknike dhe standardeve të sigurisë në punë.
Formim profesional ose akademik në mekanikë, inxhinieri mekanike, përpunim metalesh apo prodhim industrial.
Eksperiencë praktike në përdorimin e makinerive mekanike ose industriale.
Aftësi për të lexuar dhe kuptuar vizatimet teknike.
Njohuri në përdorimin e instrumenteve matëse, si kalibrat dhe mikrometrat.
Njohuri të mira mekanike, saktësi dhe vëmendje ndaj detajeve.
Përgjegjshmëri, disiplinë dhe aftësi për të punuar në ekip.
Gatishmëri për të mësuar dhe përvetësuar teknika të specializuara prodhimi.
Punësim me kohë të plotë në një ambient prodhimi të specializuar.
Trajnim profesional për përdorimin e presave hidraulike dhe teknikave të stampimit me precizion.
Mundësi për zhvillimin e aftësive teknike dhe specializimin në procese industriale.
Eksperienca e mëparshme në stampim përbën avantazh, por nuk është e detyrueshme për kandidatët me formim të mirë mekanik dhe dëshirë për të mësuar.

Burime Njerezore · Tirane