
Marina Bay
Menaxheri i Mëngjesit organizon dhe mbikëqyr shërbimin e mëngjesit, duke garantuar cilësinë e shërbimit, funksionimin e ekipit dhe një përvojë të këndshme për çdo klient, në përputhje me standardet e hotelit.
Detyrat dhe përgjegjësitë
Organizon punën e përditshme dhe ndan detyrat për stafin e shërbimit të mëngjesit.
Kontrollon përgatitjen e sallës, shtrimin e tavolinave dhe gatishmërinë e bufesë përpara hapjes.
Mbikëqyr pritjen, orientimin dhe shërbimin e klientëve gjatë mëngjesit.
Bashkëpunon me kuzhinën për prezantimin, cilësinë dhe plotësimin në kohë të produkteve në bufe.
Koordinon me recepsionin numrin e klientëve, grupet dhe kërkesat e veçanta.
Trajton ankesat dhe kërkesat e klientëve me profesionalizëm dhe zgjidhje të shpejtë.
Mbikëqyr pastërtinë, higjienën dhe zbatimin e standardeve të sigurisë ushqimore.
Trajnon dhe orienton stafin për standardet e shërbimit, komunikimin dhe paraqitjen profesionale.
Kontrollon përdorimin e materialeve dhe pajisjeve, evidenton mungesat dhe ndihmon në uljen e shpërdorimeve.
Verifikon evidentimin e mëngjeseve shtesë dhe komunikimin e tyre për faturim.
Raporton problematikat, nevojat e stafit dhe propozimet për përmirësimin e shërbimit.
Kualifikimet dhe kërkesat
Eksperiencë e mëparshme në menaxhimin e shërbimit të mëngjesit, restorantit ose në një rol mbikëqyrës në hoteleri.
Preferohet eksperiencë në hotele me 4 ose 5 yje.
Aftësi të mira organizimi, drejtimi dhe koordinimi të ekipit.
Njohuri mbi shërbimin në bufe, higjienën dhe sigurinë ushqimore.
Njohuri të mira të gjuhës angleze; gjuhët e tjera përbëjnë avantazh.
Aftësi komunikimi, zgjidhjeje të problemeve dhe menaxhimi të situatave me fluks.
Gatishmëri për të punuar në oraret e hershme të mëngjesit, fundjava dhe festa.
Paraqitje profesionale, korrektësi dhe orientim ndaj kënaqësisë së klientit.

Vlore
Maritim Resort Marina Bay is the first luxury resort in Vlora, Albania – a stunning destination overlooking the Ionian Sea and the Karaburun Peninsula. Blending modern elegance with world-class hospitality, the resort offers luxury rooms and suites, infinity pools, a private beach, fine dining restaurants, vibrant bars, a relaxing spa, a lively casino, and state-of-the-art conference facilities.
At Marina Bay, we believe that true luxury is created by people. That’s why we invest in our team, offering a supportive work environment, professional training, and opportunities for growth within an international network.
Work in a 5-star international resort with global standards
Friendly and supportive team culture
Attractive benefits: competitive salary, bonuses, free meals & transportation, 1 day off per week, stable year-round employment
Career development and training with opportunities to grow internationally
Our Mission is to deliver unforgettable experiences to our guests while building a workplace where every employee feels valued, motivated, and inspired to excel.