
Coca-Cola
Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k (CCBS) është kompani lider në tregun Shqiptar të pijeve freskuese jo alkoolike me marka më të njohura ndërkombëtare. Tek CCBS, ne jemi të bindur për rritjen e biznesit tonë, për kontributin në komunitetet lokale dhe në zhvillimin e burimeve njerëzore me anë të aftësive të forta organizative dhe me njerëzit e duhur në vendin e duhur.
CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e punës: Përgjegjës Turni ne Departamenti e Prodhimit
Përgjegjësia e këtij pozicioni është organizimi dhe monitorimi i aktiviteteve të programuara brenda turnit, si dhe propozimi i ndryshimeve për arritjen e objektivave të përcaktuara të prodhimit, në përputhje me procedurat dhe politikat e CCBS-së, si dhe me standardet e cilësisë.
Roli dhe përgjegjësitë:
Në mënyrë më specifike, përgjegjësitë përfshijnë, por nuk kufizohen vetëm në, sa më poshtë:
Organizon dhe monitoron aktivitetet e programuara brenda turnit, si dhe koordinon punën me sektorët e mirëmbajtjes dhe cilësisë, për të siguruar mbarëvajtjen e proceseve të prodhimit dhe përmbushjen e kërkesave për kohën, sasinë dhe cilësinë.
Zbaton me rigorozitet rregulloret e Shëndetit dhe Sigurisë në Punë, si dhe kërkesat mjedisore.
Siguron zbatimin e saktë të procedurave të miratuara të sistemit të integruar të cilësisë gjatë procesit të prodhimit.
Garanton standardet e higjienës dhe GMP-së, për të siguruar një vend pune të pastër dhe të sigurt
Merr pjesë në mënyrë aktive në vlerësimin e riskut, aspekteve mjedisore dhe HACCP-së.
Monitoron dhe vlerëson performancën e punonjësve, si dhe raporton dhe menaxhon rastet disiplinore të tyre.
Dërgon në kohë të dhënat statistikore të prodhimit, analizon shkaqet dhe mban përgjegjësi për mungesat gjatë procesit.
Kryen dhe monitoron rotacionin e lëndës së parë.
Kualifikimet:
Diplomë universitare, preferohet në degët e Inxhinierisë ose Shkencave të Natyrës.
Të paktën 3 vite eksperiencë në një rol të ngjashëm, preferohet në industrinë e pijeve.
Aftësi shumë të mira organizative dhe aftësi për t’u përshtatur shpejt me ndryshimet.
Të ketë iniciativë në punë.
Aftësi të mira komunikuese.
Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office, duke përfshirë Word, Excel dhe Outlook
Njohuri të paktën të njërës prej gjuhëve të huaja: anglisht ose italisht.
Të ketë disponibilitet per të punuar me 3 turne

Industria e pijeve (Beverage Industry) · Tirane