Victoria Workforce po zgjeron ekipin dhe kërkon një person energjik, komunikues dhe proaktiv për pozicionin Agjente Telemarketingu për gjenerim klientësh.
Kandidatja do të jetë përgjegjëse për identifikimin dhe gjetjen e bizneseve potenciale, krijimin e kontakteve të reja dhe prezantimin e shërbimeve tona të rekrutimit për kompanitë në Shqipëri.
Kërkimi dhe identifikimi i bizneseve potenciale që kanë nevojë për punonjës.
Gjetja dhe grumbullimi i numrave të telefonit, kontakteve dhe të dhënave të bizneseve.
Kontaktimi aktiv i kompanive nëpërmjet telefonatave.
Prezantimi dhe promovimi i shërbimeve të Victoria Workforce.
Identifikimi i nevojave të bizneseve për fuqi punëtore dhe krijimi i mundësive të reja të bashkëpunimit.
Gjenerimi i klientëve të rinj dhe ndjekja e kontakteve deri në realizimin e bashkëpunimit.
Krijimi, administrimi dhe përditësimi i databazës së klientëve potencialë.
Raportimi i kontakteve dhe rezultateve të arritura.
Aftësi shumë të mira komunikimi dhe bindëse.
Aftësi kërkimi dhe identifikimi të klientëve potencialë.
Vetëbesim dhe iniciativë në kontaktimin e bizneseve.
Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, në të folur dhe në të shkruar.
Njohuri të mira kompjuterike dhe përdorimi i MS Office.
Aftësi organizative dhe menaxhim të mirë të kohës.
Eksperienca në shitje, telemarketing, kërkim klientësh ose gjenerim kontaktesh përbën avantazh.
Pagë fikse + bonuse bazuar në performancë dhe klientët e siguruar.
Trajnim dhe mbështetje të vazhdueshme.
Mundësi për rritje të të ardhurave në bazë të rezultateve.
Mundësi reale zhvillimi profesional dhe avancimi në karrierë.
Ambient dinamik dhe profesional pune.
📍 Vendndodhja: Tiranë
🕒 Orari: Full-Time

Burime Njerezore · Tirane
Victoria Workforce Albania është një agjenci e licencuar rekrutimi, e specializuar në rekrutimin dhe ndërmjetësimin e fuqisë punëtore të huaj për bizneset në Shqipëri.
E themeluar në vitin 2021, kompania jonë është zhvilluar me synimin për të krijuar ura bashkëpunimi mes punëdhënësve shqiptarë dhe tregjeve ndërkombëtare të punës, duke ofruar zgjidhje profesionale dhe të besueshme për nevojat e tyre për staf.
Ne bashkëpunojmë me partnerë dhe kompani të specializuara në vende të ndryshme të botës, për të identifikuar dhe përzgjedhur kandidatë të kualifikuar nga vende si Filipinet, India, Egjipti, Indonezia, Mianmari, Tunizia, Nigeria, Kenia, Uganda, Gana dhe vende të tjera.
Shërbimet tona përfshijnë të gjithë procesin e rekrutimit, nga identifikimi dhe përzgjedhja e kandidatëve, verifikimi profesional dhe intervistat, deri te përgatitja e dokumentacionit, aplikimi për leje pune, vizë dhe leje qëndrimi, organizimi i udhëtimit dhe asistenca pas mbërritjes në Shqipëri.
Misioni ynë është të ndihmojmë bizneset shqiptare të gjejnë fuqinë punëtore që u nevojitet, duke krijuar një proces rekrutimi transparent, efikas dhe të sigurt.