Kalaja Talent Consulting kerkon te punesoje Shofer Shperndarje.
Kryen shpërndarjen e produkteve te klientët sipas itinerarit dhe planit ditor të përcaktuar.
Siguron transportin dhe dorëzimin e porosive në kohë dhe në gjendje të mirë.
Kontrollon ngarkimin dhe shkarkimin e produkteve, duke verifikuar sasinë dhe dokumentacionin përkatës.
Mban përgjegjësi për automjetin dhe kujdeset për mirëmbajtjen e tij.
Komunikon me klientët gjatë procesit të dorëzimit dhe siguron një shërbim korrekt.
Raporton për realizimin e shpërndarjeve dhe çdo problematikë të hasur gjatë punës.
Të jetë i pajisur me leje drejtimi të kategorisë B.
Të ketë eksperiencë të mëparshme në drejtim automjeti dhe shpërndarje (përbën avantazh).
Të jetë korrekt, i përgjegjshëm dhe i organizuar.
Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi.
Të jetë i gatshëm për punë në terren.

Burime Njerezore · Tirane
Kalaja Talent Consulting Sh.p.k është një kompani e cila ofron konsulenca në sektorë të ndryshëm,kryesisht ne atë të shitjes,përzgjedhje stafi për biznese në të githë Shqipërinë dhe jashtë saj dhe trajnime në fusha të ndryshme.I përberë nga një ekip me një eksperiencë shumëvjecare në sektorin e shitjeve,burimeve njerëzore dhe marketingut Kalaja Talent Consulting siguron rezultatet maksimale për bashkëpunëtorët e saj.
Ne jemi këtu për të ndihmuar individët dhe kompanitë per te realizuar objektivat përkatëse.
Kalaja Talent Consulting i siguron bashkëpunëtorëve rezultate maksimale duke i ofruar këshilla dhe udhëzime të specializuara për të realizuar pritshmërite e tyre.Përmes trajnimeve ne ndihmojmë në përmirësimin e performancës së punonjësve ekzistues dhe atyre te rinj duke zhvilluar aftësitë e tyre dhe duke i përshtatur ata më mirë me nevojat e organizatës.
Misioni ynë është të ndihmojmë individët dhe organizatat të arrijnë suksesin e tyre duke ofruar shërbime të cilësisë së lartë dhe të personalizuara. Ne jemi përkushtuar për të ndërtuar lidhje të qëndrueshme me bashkepunetorët tane, duke vlerësuar integritetin dhe transparencën në çdo aspekt të veprimtarisë sonë.
Kalaja Talent Consulting Sh.p.k është themeluar në Tiranë,Prill 2024 nga Klejti Kalaja pas shumë vitesh eksperiencë në shitje, menaxhim dhe burime njerëzore.