
LUFRA FOODS
“Lufra Foods” është një grup i shoqërive "ADG" shpk dhe "Dukat Water" shpk i cili kryen aktivitetin e tij në fushën e industrisë ushqimore, duke prodhuar dhe shpërndarë produktet cilësore të cilët mbajnë markat shumë të suksesshme si: “Lufra”, “Tradita”, “Beneta” dhe uji “Dukat Water”.
Aktualisht për aktivitetin në qytetin e Lushnjes, kërkojmë të punësojmë: Punetor/e makinerie ne fabrike, me/ pa eksperience.
Shoqëria jonë ofron kushte shumë të mira pune, një ambjent zhvillues në fushën profesionale nëpërmjet dinamikave të shumëllojshme të punës e stafit mbështetës si dhe një pagë konkurruese në treg.
Detyrat kryesore:
Punon duke perdorur makineritë e prodhimit sipas udhëzimeve.
Monitoron funksionimin e pajisjeve gjatë procesit të punës.
Raporton çdo problem ose defekt te përgjegjësi.
Kujdeset për pastërtinë dhe mirëmbajtjen bazë të makinerive.
Respekton rregullat e sigurisë, higjienës dhe cilësisë.
Kualifikimet e kandidatit:
Arsim i mesëm.
Përvoja në punë të ngjashme përbën avantazh, por nuk është e domosdoshme. Per kandidatet pa eksperience pune, ofrohet trajnim paraprak.
Përgjegjshmëri, korrektësi dhe aftësi për të punuar në ekip.
Preferohen kandidatë që kanë vendbanim në qytete si : Lushnje, Fier dhe zonat perreth, ku sigurohet dhe transporti.

Prodhim · Tirane
LUFRA FOODS
“Lufra Foods” është një grup i shoqërive "ADG" shpk dhe "Dukat Water" shpk i cili kryen aktivitetin e tij në fushën e industrisë ushqimore, duke prodhuar dhe shpërndarë produktet cilësore të cilët mbajnë markat shumë të suksesshme si: “Lufra”, “Tido”, “Tradita”, “Beneta” dhe uji “Dukat Water”.
Ne jemi gjithashtu distributor ekskluziv i markave të njohura rajonale dhe ndërkombëtare si: “Cremona”, “Bonizzi”, “Jaffa”, “Nõm”, “Bylmeti”, birra “Estrella DAMM”, “Haymans”, “Komos Tequila”, “The London Essence” e shume te tjera.
Shoqëria jonë ofron kushte shumë të mira pune, një ambjent zhvillues në fushën profesionale nëpërmjet dinamikave të shumëllojshme të punës e stafit mbështetës si dhe një pagë konkurruese në treg.