
Coca-Cola
Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k (CCBS) është kompani lider në tregun Shqiptar të pijeve freskuese jo alkoolike me marka më të njohura ndërkombëtare.
Tek CCBS, ne jemi të bindur për rritjen e biznesit tonë, për kontributin në komunitetet lokale dhe në zhvillimin e burimeve njerëzore me anë të aftësive të forta organizative dhe me njerëzit e duhur në vëndin e duhur.
CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e punës: Brand Manager
Brand Manager është përgjegjës për menaxhimin strategjik dhe zhvillimin e markës, duke vepruar me mendësi sipërmarrëse për të maksimizuar performancën, pozicionimin në treg dhe rritjen e qëndrueshme të biznesit të markës.
Roli dhe përgjegjësitë:
Bashkëpunon me klientët vendas dhe konkurrentët me mbështetjen e TCCC për të siguruar strategjinë e rritjes dhe planin për të maksimizuar biznesin e markës.
Përgjegjës për planin e marketingut të markës dhe kalendarin duke maksimizuar cilësinë dhe përsosmërinë në ekzekutimin dhe punën.
Harton planin e komunikimit për të mbështetur të gjitha markat.
Zhvillon platforma relevante lokale të komunikimit.
Kupton nevojat thelbësore të konsumatorit, së bashku me strategjitë konkurruese dhe aftësitë e sistemit për të identifikuar mundësitë dhe prioritetet kryesore të biznesit.
Kryen Analizën e Biznesit për të dhënë një pasqyrë të qartë të performancës aktuale.
Mbështet dhe propozon marka relevante në nivel lokal dhe përmirësimin e strukturës së markës që do të ndikojë në rritjen dhe rentabilitetin e qëndrueshëm.
Aftësitë dhe kualifikimet:
Diplomë Universitare në Marketing Ekonomik ose Administrim Biznesi.
Eksperiencë mbi 5 vjet në marketing.
Së paku 2 vjet eksperiencë në industrinë e FMCG, preferohet në kompani të pijeve.
Aftësi të forta në krijimin e një vizioni fitues në një mjedis ku ka një theks të fortë në tregti, promovim, shitje dhe partneritet.
Aftësi të shkëlqyera komunikuese me shkrim dhe verbale,
I orientuar ndaj punës ne grup.
Njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës Angleze (njohja e gjuhës Italiane do të konsiderohet një avantazh).
Të ketë njohuri shumë të mira të paketës MS Office.
Çfarë ofrojmë:
✔ Makinë në përdorim për realizimin e detyrave të punës.
✔ Paketë të mbulimit shëndetësor.
✔ Mundësi reale promovimi dhe zhvillimi të karrierës.
✔ Trajnime të shumta profesionale dhe programe zhvillimi.
✔ Fleksibilitet në organizimin e orarit të punës.
✔ Mundësi për të punuar remote deri në 2 ditë në muaj.
✔ Pagë të 13-të

Industria e pijeve (Beverage Industry) · Tirane